Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona nuk do ta shesë Mascheranon.
Janë nxitur spekulime se mesfushori titanik argjentinas mund të kalojë te Juventusi.
Sidoqoftë El Mundo Deportivo, medium katalanas i afërt me Barcelonën ka raportuar se Barca nuk e ka në shitje lojtarin.
“Mascherano nuk është në shitje. Ai është i pa transferueshëm”, u shpreh një prej drejtorëve për gazetën që ka dashur të mbesë në kushte anonimiteti.
Mascherano ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018 dhe klauzola e tij është 100 milionë euro, shumë që natyrisht se nuk do ta paguajë Juve për të. /Telegrafi/