Site icon Telegrafi

Mascherano kërkon largimin që në janar

BARCELONA, SPAIN - APRIL 26: Javier Mascherano of FC Barcelona prepares to shoot a penalty kick during the La Liga match between FC Barcelona and CA Osasuna at Camp Nou stadium on April 26, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Javier Mascherano ka vendosur që të largohet nga Barcelona që në janar.

Por kjo situatë nuk është duke i pëlqyer Barcelonës, pasi tashmë është dëmtuar, Samuel Umtiti.

Por argjentinasi këtë lajm ua kishte dhënë drejtuesve para se francezi të dëmtohej dhe ai nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë vendimin.

Mascherano e ka marrë këtë vendim pasi nuk e ndjen vetëm si pjesë të rëndësishme të skuadrës që udhëhiqet nga Ernesto Valverde.

Argjentinasi dëshiron të luajë në një skuadër tjetër, ndoshta edhe më pak cilësore, por për të qenë në formën e duhur për Botërorin “Rusi 2018”.

Lexo po ashtu Fitimet e Messit te Barça në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Bindja e tij për t’u larguar është aq e fortë, sa i ka vënë ultimatum Barcelonës për t’i kthyer sa më shpejt përgjigje.

Menaxheri i tij, Walter Tamer, ndodhet në Barcelonë, për të zgjidhur sa më parë të ardhmen e klientit të tij.

Ai mund të kalojë në Superligën e Kinës, ku shihet si destinacioni më i përshtatshëm për të. /Telegrafi/

Exit mobile version