Telegrafi

Mascherano flet për të ardhmen

Ditët e fundit është folur shumë për mundësinë që Javier Mascherano të linte Barcelonën, për t’u transferuar te Juventusi, ku do të provonte një aventurë të re, pas vitesh të tëra suksesesh në Kataluni.

Megjithëse, nëse Dani Alves u lirua pa probleme nga Barcelona, si për shkak të moshës 33-vjeçare, ashtu edhe për shkak të kontratës që e lejonte ta bënte një gjë të tillë, e kundërta ka ndodhur me Mascheranon.

Argjentinasi nuk do të lihet i lirë nga Barça, që ia ka bërë të qartë se e konsideron një lojtar shumë të rëndësishëm dhe vetëm një ofertë prej 100 milionë eurosh e largon nga kampionët e Spanjës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Për këtë arsye, Mascherano ka pranuar dhe nga Argjentina qartëson gjithçka: “Barcelona ma bëri të qartë që nuk ka ndërmend të më lëshojë. Janë shumë të lumtur me mua.

“Kur klubi dhe sidomos ky klub të thotë këtë gjë, është tepër e vështirë që të largohesh. Nuk kam ndërmend të shkoj kundër Barcelonës, kam një kontratë dhe ndihem shumë mirë në Spanjë”.