Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, ka thënë se është entuziast që do të luajë kundër Juventusit.
Blaugranat kanë udhëtuar për në Torino për ta zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, pas humbjes në kampionati kundër Malagas me rezultat 2-0.
“Jemi të entuziazmuar që luajmë këtë ndeshje, pasi kjo është kuptimi pse luan kur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Duhet të luash kundër ekipeve si Juve”.
“Mendoj se edhe për kundër humbjes në vikend, skuadra është në harmoni të mirë, lojtarët janë mirë dhe shpresoj ta tregojmë në ndeshjen e së martës”.
“Për të kaluar tutje duhet t’i zhvillojmë dy ndeshje të mira, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Shpresoj në një skuadër të madhe dhe kolektive që të marrim rezultat të mirë këtu dhe ta ruajmë në Barcelonë”.
“Luajmë kundër një skuadre të fortë evropiane, që luajnë mjaftë mirë në shtëpi”, ka thënë Mascherano.
Juventusi pret Barcelonën në Juventus Stadium të martën në mbrëmje. /Telegrafi/