Telegrafi

Mascherano e refuzon ofertën e Messit!

Javier Mascherano është futbollisti që nuk ka shënuar që gjashtë vite te Barcelona.

Së fundi, mesfushorit të shndërruar në qendërmbrojtës i është ofruar mundësia të realizojë golin e parë në fanellën e kataloansve, por ky i fundit ka refuzuar.

Argjentinasi ka zbuluar se sulmuesi Lionel Messi i ka ofruar që të ekzekutojë penaltitë, por që ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

“Leo më ka ofruar shpeshherë mundësinë të gjuaj nga penaltia, por kam refuzuar”.

“Nuk mendoj që duhet ta bëj. Nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla”.

“Të tilla gjëra nuk duhet të ndryshojnë obligimet që ke në fushë”, tha Mascherano. /Telegrafi/