Telegrafi

Mascherano drejt kampionatit kinez, Hebei zbulon ofertën e lartë për argjentinasin

MOSCOW, RUSSIA - NOVEMBER 11: Dmitriy Poloz of Russia goes for a header with Javier Mascherano of Argentina during an international friendly match between Russia and Argentina at Luzhniki Stadium on November 11, 2017 in Moscow, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Javier Mascherano duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Barcelona.

Mesfushori mbrojtës i Kombëtares së Argjentinës karrierën e tij do ta vazhdoj në kampionatin kinez.

Është skuadra Hebei China Fortune e cila është më e interesuara për shërbimet e argjentinasit.

E përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’, ka zbuluar edhe pagën vjetore që Mascherano do të fitojë në Kinë.

33-vjeçari ka para vetës një kontratë tre vjeçare me gjashtë milionë euro pagë vjetore.

Kjo pagë është me e lartë se aktualisht që fiton Mascherano nga Barcelona.

Aktualisht Mascherano ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2019 dhe largimi i tij mund t’i sjellë rreth 10 milionë euro klubit katalunas. /Telegrafi/