Site icon Telegrafi

Masat për “Tempullin”, dalin para gjykatës të arrestuarit në Vlorë dhe Korçë

18 persona, të arrestuar gjatë operacionit “Tempulli”, do të njihen sot me vlerësimin e masës se sigurisë në gjykatën e Vlorës.

Në gjykatë kanë mbërritur Marjano Latifaj, Meridio Beluli, Qamil Veshaj, Manuel Veshaj, Bledar Bajrami, Emisa Bajrami, Ilir Beja, Ariselda Delibashi, Gabriele Paskali, Albano Shabani, Shkëlqim Bakaj, Aleksandro Alikaj, Fatmir Alikaj, Rael Hoxhaj, Dashamir Dahri, Eriselda Zekaj, Nikola Bledar Selimaj, Julian Shabani.

Forca të shumta policie, por edhe familjarë të të akuzuarve, janë mbledhur jashtë gjykatës.

Edhe në Korçë, do të jepen sot masat për dy të arrestuar. Njëra seancë do të mbahet në orën 12:00 dhe tjetra në orën 13:00.

Megaoperacioni për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, çoi pas hekurave 233 persona në të gjithë vendin, ndërsa u shkatërruan 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndanin kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi./tch/

 

Exit mobile version