Site icon Telegrafi

Masat kundër COVID-19, Zemaj paralajmëron: Do të veprojmë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk i respektojnë

Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se rekomandimet parandaluese për COVID-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.

Lexoni të plotë postimin e Zemajt:

“Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Rekomandimet parandaluese për COVID-19 të IKSHPK përfshijnë ’22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen’.

Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.

Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Dhe do të merr përgjigjen ligjore”. /Telegrafi/

Exit mobile version