Telegrafi

Masat antiCOVID, Policia e Kosovës shqipton afër 4 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Foto: Arkiv

Rritja e rasteve dhe viktimave nga COVID-19 ka bërë që Policia e Kosovës t’i shtojë kontrollet me qëllim të zbatimit të masave antiCOVID.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 3,981 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Në 24 orët e fundit, Policia ka dënuar edhe 1,405 qytetarë për mosrespektim të rregullave në trafik.

Policia po ashtu ka arrestuar 30 persona, 22 në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/