Site icon Telegrafi

Masakra në Zelandën e Re, 3-vjeçari thuhet se vrapoi drejt vrasësit, mendoi se ishte lojë!

Media prestigjioze amerikane, Washington Post në një artikull të botuar së fundmi ka zbuluar detaje të reja vërtetë tronditëse rreth masakrës së kryer nga Branton Tarrant në xhamitë e Zelandës së Re.

Kjo media është ndalur tek një nga viktimat e këtij sulmi terrorist nga ekstremisti i djathtë, pikërisht 3-vjeçari Mucad Ibrahim.

Mucad ishte më i vogli prej 50 viktimave nga sulmi në dy xhami që tronditi qytetin Christchurch.

Lexo po ashtu Heroi i Zelandës së Re, njeriu që ndoqi terroristin - imami i xhamisë thotë se po të mos ishte ai, do të kishte shumë të tjerë të vdekur (Video)

Sipas “Washington Post”, babai i Mucadit e kishte marrë vogëlushin me vete për të qenë i pranishëm në lutjet e ditës së premte, si zakonisht.

Pas lutjeve ai vazhdonte të luante futboll me vëllain e tij të madh në një park të afërm.

Por kur vrasësi kishte hyrë në xhami dhe kishte filluar të gjuante me armë mbi të gjithë turmën, Mucadi i vogël kishte menduar se kjo ishte një skenë videolojërash, të ngjashme me ato që ai luante së bashku me vëllain e tij.

Në artikull sqarohet se 3-vjeçari vrapoi drejt agresorit, ndërsa në atë kaos, babai dhe vëllai i tij nxituan të dilnin në drejtim të kundërt.

Lexo po ashtu Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur - gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)

“Mucad Ibrahim kishte veshur çorape të vogla, një lloj mbajtësi që iu vishet fëmijëve për të mos rrëshqitur, kur trupi i tij i pajetë u bartë prej xhamisë Al Noor në Christchurch. Këpucët e tij ishin ende në hyrje, ku i kishte lënë në kohën kur po hynte në xhami në ditën e premte me babanë dhe vëllain e tij të madh. Sytë e mëdhenj të ngjyrë kafe i kishte të mbyllur, teksa ai po bartej me shpejtësi në ambulancë. Kjo ishte hera e fundit që familja e pa atë. Ata shpresojnë që më në fund të lajnë dhe mbështjellin trupin e tij të vogël dhe ta varrosin të hënën, shumë më vonë se sa e do tradita islame, që kërkon që trupi të varroset sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në artikull, përcjell gsh.

Ndërkohë, vëllai i tij thotë: “Mucad ishte energjik, i gjallë dhe buzëqeshte shumë. Do më mungojë shumë”.

Përballë xhamisë Al-Noor, ku 41 prej viktimave u vranë, turma të mëdha njerëzish vazhdojnë të vendosin lule dhe lënë shënime duke shprehur ngushëllime ose duke u drejtuar viktimave me fjalët “kia kaha” – “të qëndroni të fortë” në Maori, gjuha e indigjenëve të Zelandës së Re.

Lexo po ashtu Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)

Anëtarët e “Fuqisë së Zezë”, një bandë motoçikletash, kryen një haka, ose valle Maori, në rrugën përballë xhamisë. Haka shpesh kryhet për të treguar forcën dhe unitetin.

Dhe pjesëtarët e komunitetit mysliman vazhduan të lëviznin mes një qendre familjare të ngritur në një kolegj komuniteti dhe në spital, si në të gjithë parkun nga xhamia. /Telegrafi/

Exit mobile version