Site icon Telegrafi

Masakra me gjashtë të vrarë në Greqi, u raportua për shqiptarë por viktimat janë nga Turqia

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me masakrën e ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku u gjetën të vrarë gjashtë persona.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke së fundimi, viktimat janë nga Turqia dhe jo shqiptarë ashtu siç u raportua më herët.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në Luçë, ku pesë nga gjashtë viktimat e ishin në një makinë, ndërsa e viktima u gjet e pajetë jashtë saj.

Lexo po ashtu Policia greke ndërton skemën, urdhri për ekzekutimin e gjashtë personave dyshohet se u dha nga burgu

Ende vijon hetimi i autoriteteve greke në lidhje me ngjarjen, ndërsa mësohet se targat gjermane në makinë tip “Ford”, ku dhe u gjetën viktimat janë false.

Sipas informacioneve, ngjarja mund të ketë ndodhur për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja , ndërsa policia është vënë në kërkim të një veture të zezë dhe një motoçikletë. /Telegrafi/

Exit mobile version