Një atentat tragjik ndodhi të mërkurën në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën tre persona: Hamza Licin, 23 vjeç, Flutura Basha, 66 vjeç (kalimtare) dhe Arlind Bushati, 32 vjeç.
Policia e Shkodrës ka dyshime se në automjetin që ishte shënjestër e sulmit ka qenë dhe një person i tretë.
Në pamjet e para pas masakrës në vendngjarje duket dhe një person qe i jep ndihmë shënjestrave të atentatit ( nuk dihet ende nëse është kalimtar apo ka qene me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin), i cili dyshohet të jetë Ibrahim Lici.
Ngjarja ka sjellë një shqetësim të madh për sigurinë publike, ndërsa dyshohet se tre individë ishin të përfshirë në krimin e rëndë: dy qitës dhe një shofer, të cilët përdorën një automjet tip “Range Rover”.
Pas atentatit, ky automjet u gjet i djegur në fshatin Golem, ku brenda tij u gjetën dy armë zjarri.
Gazetarja Sara Demushi, në Euronews Now, theksoi se makina kishte targa malazeze, duke ngritur dyshime se autorët mund të kenë qenë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.
Ajo shtoi se kjo mund të ketë lehtësuar kalimin e tyre drejt kufirit, pa nevojën e procedurave për një shtetas shqiptar.
“Sa i përket autorëve, pavarësisht se pitsa ngelet jo e hakmarrjes, deri më këto momente, tre persona dyshohen se kanë qenë në mjetin tip ‘ranga rover”, i cili u gjet më pas i djegur, në fshatin Golem. Dy prej tyre kanë pasur rolin e qitësve, kurse i treti ka qenë drejtues i mjetit. Në automjet janë gjetur 2 automatikë. Bëhet me dije se automjeti ka qenë me targa maljzeze, pasi edhe autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë të cilët mund të kenë ardhur nga Mali i Zi, megjithëse mbetet për tu verifikuar nga ana e autoriteteve policore, sepse në këtë rast mund të ndodhë që lirisht ta kenë kaluar edhe pikën kufitare, që të mos zgjaten procedurat. Por nga ana tjetër, mund të kenë gjetur një moment tjetër për të kaluar, ose mund të jenë ende brenda territorit”, tha gazetarja Demushi.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për të identifikuar plotësisht autorët, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/