Site icon Telegrafi

Masakra e Berlinit: Studentja zbulon foton e nënës, të bërë tetë minuta para vdekjes (Foto)

Një studente gjermane ka zbuluar një foto të nënës së saj, të bërë nga babai i saj në tregun e Krishtlindjeve në Berlin – tetë minuta para se ata të dy u vranë nga një fanatik i ISIS-it.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Georgiy Borzov e kishte dërguar fotografinë e gruas së tij Anna, tek vajza e tyre Valeriya, 22, derisa çifti po pinin verë në tubimin festiv në qytetin gjerman.

Por, vetëm disa minuta më vonë, tregu u përfshi nga një gjakderdhje kur vrasësi xhihadist, Anis Amri u fut me kamionin e tij përmes turmës, duke mbytur 12 veta, përfshirë edhe prindërit e Valeryas, të cilët vdiqën nën rrotat e kamionit.

E lindura në Kiev, Valeriya nuk ishte në Berlin natën fatale të 19 dhjetorit, sepse ajo kishte udhëtuar në Hamburg me të dashurin e saj, për blerje.

Ajo kishte harruar për të marrë me vete telefonin e saj celular me çka edhe e kishte parë fotografinë, rreth dy orë më vonë, kur nëna dhe babai i saj veçse ishin të dy të vdekur.

Sipas saj, përcjell Telegrafi, ka qenë një vendim spontan i tyre për të marrë pjesë në festë, atë natë. Ata nuk e kishin planifikuar.

“Pak para orës 9 në mbrëmje, në telefonin e të dashurit pamë një lajm që kishte të bënte me ngjarjen e tillë. Desha tu telefonoja por nuk u shqetësova shumë për faktin se nuk mund t’i merrja. Pas një ore, u kthyem në hotel dhe e pash fotografinë e nënës në telefon. Provova të dy telefonat, asgjë. Telefonova fqinjët të cilët më thanë se vetura e tyre nuk ishte në parking. Nuk doja të ngutesha për në shtëpi sepse nuk doja të “ndjellja” diçka të keqe. Por isha e shqetësuar”.

Ajo ka shtuar se një mik i familjes, një doktor emergjence, shkoi në vendin e ngjarjes por nuk mund të futej, shkaku i policisë.

Valeria, një studente stomatologjie në Berlin, kishte tentuar të telefononte prindërit gjatë gjithë natës, por pa sukses. Vetëm një ditë më pas ajo e kuptoi të vërtetën e tmerrshme që u kishte ndodhur atyre. /Telegrafi/

Exit mobile version