Telegrafi

Masakër në Argjentinë, vriten dy motra, vëllai dhe e dashura e tij – një fëmijë është plagosur rëndë (Foto,+18)

Një vrasje e tmerrshme në masë ka rezultuar me vdekjen e një vajze 16 vjeçare, dy grave dhe një burri në një ekzekutim të dyshuar të gangsterëve në Argjentinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërkohë një fëmijë 18-muajsh, i cili ishte qëlluar gjithashtu në masakër, ka mbijetuar pavarësisht se është plagosur rëndë.

Siç thuhet më tej, të armatosurit qëlluan një grua dhe djalin e saj foshnjë, motrën e saj që jetonte me ta dhe vëllain e saj, si dhe të dashurën e tij që jetonin aty pranë dhe po vizitonin shtëpinë e familjes në Buenos Aires.

Policia tha se të paktën 30 të shtëna ndodhën në drejtim të pesë anëtarëve të familjes. Ata besojnë se ishte një sulm hakmarrës i lidhur me trafikimin e drogës.

Viktimat u emëruan si Danila Evelyn Gimenez, 26 vjeçe, motra e saj Carla Gianella Cisneros, 16 vjeçe, vëllai i saj Nahuel Alejandro Cisneros, alias ‘Francis’, 20 vjeç dhe e dashura e tij, Daniela Eliana Figueroa, 22 vjeçe.

Djali 18-muajsh i vogël, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u dërgua nga ambulanca në Spitalin Santamarina të qytetit Monte Grande për trajtim nga një lëndim nga armët dhe është jashtë rrezikut.

Fqinjët përshkruan ngjarjen duke thënë se dëgjuan të shtëna nga dy armë, bërtitje dhe thyerje, derisa dy bashkëpunëtorët prisnin në një makinë jashtë.

Të katër sulmuesit u arratisen me makinë pas masakrës, që ndodhi në Esteban Echeverria partido në Buenos Aires. /Telegrafi/