Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel, deklaroi sot se masat e sigurisë do të vendosen për deputetët.
Ajo tha se deputetët mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre pas vrasjes së deputetit, Sir David Amess, duke shtuar se njerëzit që sulmuan demokracinë nuk do të kenë sukses.
“Të gjitha masat janë vendosur për të siguruar sigurinë e deputetëve në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur demokratikë”, tha Patel.
“Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, një demokraci. Asnjë individ nuk mund të na frikësojë … të na pengojë të funksionojmë në shërbim të demokracisë sonë të zgjedhur”, tha ajo.
Deputeti britanik nga radhët e Partisë Konservatore, Sir David Amess, u godit me thikë për vdekje dje në një mbledhje të bordit lokal.
Amess përfaqësoi West Southend, Essex, dhe u sulmua në një kishë metodiste në Lee-on-Sea.
Një 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasjen e Ames. Sky News raportoi se burri i arrestuar është një shtetas britanik me origjinë somaleze. /Telegrafi/