Site icon Telegrafi

Masa të rrepta të sigurisë për pritjen e zëvendëspresidentit amerikan

Vizita e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden në Kosovë, është duke u përcjellë me masa shtuara të sigurisë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se ky institucion i ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke angazhuar sipas tyre, kapacitete të mjaftueshme për garantimin e sigurisë publike, e në veçanti ndërmarrjen e masave të sigurisë që parashihen gjatë vizitave të personaliteteve të larta.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e personalitetit të Zëvendës Presidentit Amerikan, Joe Biden, ka ndërmarr masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të kësaj vizite të zëvendëspresidentit të SHBA-ve në Republikën e Kosovës”, tha për Telegrafin,  zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version