Në Hungari, në mesnatë hynë në fuqi masat e rrepta kufitare për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në vendet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni
Vendet janë ndarë në listat “të kuqe”, “të verdhë” dhe “jeshile”, sipas situatës aktuale epidemiologjike, në vendet me numrin më të ulët të infektuar në listën e gjelbër, ndërsa vendet me rrezikun më të lartë janë në listën e kuqe.
Udhëtarët nga vendet e listës së kuqe janë plotësisht të ndaluar që të hyjnë në Hungari.
Lista e verdhë përfshin Serbinë, Bullgarinë, Portugalinë, Rumaninë, Rusinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në listën e kuqe janë vendet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova./Telegrafi/