Sipas konkludimeve të fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, rekomandohen masa shtesë për mbrojtje nga shpërndarja nga coronavirusi në Komunën e Dibrës dhe në Qendër Zhupë.
Pas ndërmarrjes së masave dhe raporti që duhet të dorëzohet në fund të ditës, Ministria e Shëndetësisë duhet të njoftojë për mundësinë e vendosjes së karantinës në gjithë territorin e Komunës së Dibrës dhe Zhupës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për situatën e fundit të shpërndarjes së sëmundjes COVID-19 në territorin e Komunës së Dibrës dhe Qendër Zhipë, obligohet Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrat për Shëndet Publik, të ndërmerr masa shtesë për mbrojtje nga shpërndarja e këtij virusi, përkatësisht të mobilizohen ekipet mjekësore me epidemiolog nga Ohri apo një mjek (i cili është i punësuar në banjat Capa të vendoset në shërbim dhe për nevojat e Qendrave për Shëndet Publike”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.
Për këto masa, sipas njoftimit, në fund të ditës do të dorëzohet raport me qëllim që Ministria e Shëndetësisë të deklarohet për territoret e Komunës së Dibrës dhe Qendër Zhipës dhe për mundësinë e vendosjes së karantinës./Telegrafi/