Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi-Kida, këtë verë ka qenë e pranishme në thuajse çdo qytet e vend shqiptar për të mbajtur koncerte.
Derisa për shkak të masave të reja e situatës me COVID-19 u ndaluan mbrëmjet e ahengjet e ndryshme, ajo tashmë ka nisur turin nëpër Evropë.
Bukuroshja, e cila në Instagram numëron afro dy milionë njerëz, shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos munguar as me poza atraktive.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit që duket t’i ketë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktëisht Dubai.
Ajo shfaqet me një maskë të zezë duke respektuar masat mbrojtëse kundrejt pandemisë e po ashtu me një triko të bardhë të shkurtër.
Fotografitë tërheqëse kanë bërë që të marrë komplimente të shumta e gjithashtu edhe mijëra pëlqime.
Kida momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Dinero”, të cilën e solli vetëm pak javë më parë.
Për këtë periudhë të shkurtër kaloi shifrën e një milion klikimeve. /Telegrafi/