Site icon Telegrafi

Masa dhe rekomandime nga Qeveria e Maqedonisë për shkak të ndotjes enorme të ajrit

Pas marrjes së raportimeve nga ministria e Mjedisit Jetësor se për dy ditë radhazi është tejkaluar kufiri i ndotjes së ajrit në Manastir, Tetovë, Strumicë dhe Shkup, Qeveria njoftoi se hynë në fuqi masat dhe rekomandimet ku i obligon ministritë kompetente dhe institucionet të ndërmarrin masa.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministria e Shëndetësisë janë të obliguara t’u rekomandojnë subjekteve juridik t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, si dhe personat me astmë kronike si dhe personat me sulm në tru, me rekomandim nga mjeku, njofton Telegrafi Maqedoni.

T’u rekomandohet punëdhënësve ta riorganizojnë kohën e punës dhe personat që punojnë hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në ora 17:00, të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime tjera kulturore në të hapur dhe të sigurohen kushte për aktivitete të rritura për shërbimin e ndihmës mjekësore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe shtëpive shëndetësore t’ju sigurojë strehim personave të pasterhuar dhe të organizojnë vizita për mbështetjen e personave të moshuar dhe të vetmuar.

Këto janë disa nga masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë që i dha pas rritjes enorme të ndotjes së ajrit./Telegrafi/

Exit mobile version