Telegrafi

Maryland bëhet për herë të parë në histori me guvernator me ngjyrë

Demokrati Wes Moore është futur në histori, pasi është bërë guvernatori i parë më ngjyrë i Maryland.

Ai ka zënë vendin e Republikanit Larry Hogan, i cili arriti dy herë të fitojë në zgjedhje në shtetin që tradicionalisht njihej si “vatra” e Demokratëve, transmeton Telegrafi.

“Po ju dëgjoj. Kjo është koha jonë”, tha ai para mbështetësve të tij.

Duke folur për kohën që e kaloi në ushtri, Moore tha se “mos e lini asnjë njeri pas vetes”.

Kujtojmë që Joe Biden i është bashkuar Moore në tubimin parazgjedhor në Maryland, një ditë para se të fillonin të mbaheshin zgjedhjet. /Telegrafi/