Telegrafi

Martohet Valdrin Sahiti në Las Vegas (Video)

I ka dhënë fund beqarisë stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti.

Ai dhe Edita Ramadani kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë tejet private, të mbajtur në Las Vegas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë martesë, dyshja e kanë organizuar në një prej resorteve më luksoze të metropolit amerikan.

Çifti Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Një video e siguruar nga “Prive”, ka sjell momentin kur çifti kanë celebruar martesën e tyre.

Valdrin Sahiti – dhëndër dhe bashkëshortja e tij Edita

Çifti kanë vendosur që të dy të vishen në ngjyrën e bardhë, dhe sigurisht që veshjet e tyre janë punuar nga vet stilisti i njohur, dhe brendi i tij “VS”. /Telegrafi/