Rona Nishliu gjithmonë ka qenë e kujdesshme për ta mbajtur të fshehtë jetën private.
Në rrjetet sociale qarkullojnë disa fotografi që pohojnë se këngëtarja është martuar.
Artisti i makijazhit, Arbër Bytyqi, e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku paraqitet Rona si nuse.
“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, ka shkruar grimeri që është kujdesur për dukjen e saj.
Rona Nishliu ka lindur dhe është rritur ën Mitrovicë, ndërsa nga mosha 13 vjeçare jeton në Prishtinë.
Në vitin 2004, ajo shkëlqeu në “Ethet e së premtes mbrëma”, ku arriti deri në Top 5. Pas atij spektakli për talentë, ajo u angazhua në Radio Blue Sky si prezantuese.
Në vitin 2012, Rona e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në Baku të Azerbajxhanit me këngën “Suus”.
Ajo ishte këngëtarja e parë nga Kosova që e përfaqësonte Shqipërinë dhe njëherësh ka arritur suksesin më të madh duke zënë vendin e pestë. /Telegrafi/