Është martuar producenti i njohur muzikor, Arbër Gjikolli, i njohur ndryshe si Big Bang Beats.
Ai dhe partnerja e tij, Blerina Bokshi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e së shtunës, në një nga resortet luksoze të kryeqytetit.
Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa imazhe nga dasma, ku ndër të tjerash shfaqet edhe momenti kur çifti vallëzuan valsin e dashurisë.
Ndër të ftuarit VIP, përveç vëllait të tij reperit Gjiko me bashkëshorten, prezantuesen Elita Rudi, nuk kanë munguar edhe emra tjerë të njohur nga estrada si: Ledri Vula, Lumi B, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu etj.
Të veshur bukur dhe me klas, duket se të gjithë dasmorët kanë kaluar një mbrëmje të këndshme në dasmën e djalit të madh të familjes Gjikolli.
Big Bang njihet si prodhues i shumë hiteve në industrinë muzikore, të cilat burojnë nga studioja e tij, “RedBox Entertainment”.
Ai ka prodhuar këngë për emra të njohur të estradës si: Ledri, Gjiko, Lumi B, Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Dhurata Dora e shumë të tjerë.
Ai ndër të tjerash njihet edhe si producenti i këngës “Bonbon” të interpretuar nga këngëtarja Era Istrefi – këngë kjo e cila mori premisat e një hiti internacional. /Telegrafi/