Në mesin e 2000 të ftuarve, aktorja, këngëtarja dhe modelja e njohur si “Kim Kardashian e Kinës” ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me aktorin kinez Huang Xiaoming.
Ceremonia e çiftit e mbajtur në një kështjellë, ka kushtuar 31 milionë dollarë.
Fustani mahnitës i 26-vjeçares ka dashur 5 muaj që të përfundojë dhe metra të tërë material satin-i dhe tyli. Ndërsa për tortën, një kala që përfshinte një karusel të artë dhe që ngrihej mbi 2.000 të ftuarit special, thuhet se është dashur një muaj punë.
Yang, e njohur ndryshe si Angelababy, e nisi modelingun në moshën 14-vjeçare dhe tashmë konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha të Azisë. /Telegrafi/