Telegrafi

Martohet këngëtari Burim Hoxha

Burim Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Dafina (Foto: Norik Uka)

Këngëtari i famshëm nga Prizreni, Burim Hoxha, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Dafina Xhemajli.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes disa fotografive të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social.

Burim Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Dafina (Foto: Norik Uka)

Çifti kanë pozuar si nuse e dhëndër, në një set të veçantë fotografik të realizuar nga fotografi Norik Uka.

Në përshkrimin e fotografive, Hoxha shkruan se dyshja kishin planifikuar organizimin e një dasme tradicionale me shumë të ftuar, por që për muaj të tërë e kishin shtyrë me shpresën se pandemia globale do të kalonte.

Burim Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Dafina (Foto: Norik Uka)

Por duke parë përkeqësimin e situatës pandemike, ata vendosën që të kurorëzimin ta bëjnë vetëm në mënyrë private, duke i falënderuar të gjitha ata që u gjendet pranë dhe i mbështesin moralisht.

“Miqtë tanë, Dafina dhe unë kemi pasur të planifikuar martesën për këtë vit, megjithatë shkaku i pandemisë e kemi shtyrë deri tani me shpresën se po kalon. Sikurse po shihet, fatkeqësisht gjendja vetëm sa po rëndohet. Andaj për të mos dashur të rrezikojmë shëndetin e miqve dhe familjarëve tanë në asnjë mënyrë vendosem që gëzimin tonë ta shpallim përmes fotografive të martesës. Me shpresë që do të kemi mundësi të mblidhemi e të festojmë pasi të kalojë kjo gjendje pandemie, ne sot shpallim martesën! Gëzuar”, ka shkruar këngëtari Burim Hoxha në Instagram. /Telegrafi/