Supermodelja, Kate Upton, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private me bashkëshortin, Justin Verlander.
Ceremonia martesore u mbajt në Toskanë të Italisë më 4 nëntor, vetëm pak ditë pasi Verlander fitoi serinë botërore me Houston Astros.
Modejla 25 vjeçare dhe sportisti i njohur 34 vjeçar ditën më të lumtur të jetës së tyer e ndanë me familjen dhe miqt në resorin luksoz Rosëood Castiglion Del Bosco.
“Unë i dua shumë lulet. Justin ka alergji të tmerrshme. Ai do të duhet që të marrë barëra kundër alergjisë”, ka thënë Kate Upton para martesës.
Çifti u fejuan vitin e kaluar duke konfirmuar lajmin pasi Kate u shfaq me unazën e saj luksoze të fejesës.
Dyshja janë takuar dhe kanë pasur lidhje jo stabile për tri vite, derisa u bashkuan në janar të vitit 2014.
Të dy kanë pasur nga gjashtë shokë në martesën e tyre, jo më shumë, pos familjarëve më të afërt.
Kate për martesën e saj zgjodhi një fustan të bardhë nga Valentino. Ajo u duk thjesht mahnitëse.
“Ndihem me fat që kam martuar shokun tim të ngusht. Justin Verlander, familja ime, faleminderit miqve tanë që na bënë ktë fundjavë kaq të mirë dhe magjike”, u shpreh Kate në një postim në Instagram.
Kate Upton njihet si një prej modeleve që dikur ka qenë më e dashura nga meshkujt nga revista Sports Illustrated.
Ajo me linjat e saj bombastike dhe bukurinë ka bërë gjithë botën për vete, por tash nuk është më një prej modeleve më të paguara, duke lënë kështu pas periudhën më të mirë në karrierën e saj. /Telegrafi/