Ariana Lirey për publikun shqiptar ka qenë e njohur si e dashura e Don Xhonit.
Modelja ruse pak vite më parë ka bërë bujë në mediat rozë për lidhjen me reperin nga Kosova.
Madje, artisti shqiptar e ftoi edhe në një videoklip të tij të quajtur “Ike”, i cili u realizua qershorin e kaluar.
Sidoqoftë, ata kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë.
Modelja po shijon prej kohësh një romancë të re dashurie, e së fundmi i ka dhënë fund beqarisë.
Në rrjete sociale, zeshkania ka ndarë pamje nga momenti kur është martuar.
“Burrë dhe grua”, thuhet në postim. /Telegrafi/