Prezantuesja e njohur, Genta Cana, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me arkitektin e njohur, Nol Fetoshi.
Bukuroshja e cila njihet për paraqitjet në emisionet sportive të Klan Kosovës u martua në një ceremoni luksoze në mesin e miqve dhe familjarëve.
Të ftuar nga kolegët e saj ishin emra të njohur si Antigona Sejdiu, Maki Bajrami e kolegë të tjerë gazetarë të Gentës nga Klan Kosova.
Ajo zgjodhi një fustan të bardhë të gjatë, që vuri në pah detajet e bukura.
Fustani është i gjatë hiç më pak se 18 metra, kurse ceremonia martesore u mbajt në Prizren.
Genta Cana është në muajt e parë të shtatzënisë dhe pret fëmiun e parë të saj. /Telegrafi/