Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arber Zeneli ditën e sotme (e shtunë) është martuar.
Zeneli ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej kohësh, Dafina Hiseni, ndërsa dyshja ndanë pamje nga ceremonia në llogaritë përkatëse në Instagram.
Sipas pamjeve të ndara në rrjetet sociale, çifti kanë organizuar një ceremoni tradicionale shqiptare, teksa shihet edhe një numër i madh i të ftuarave.
Dyshja kanë shkëlqyer në ditë e tyre, Arbëri me kostum elegant me ngjyrë të zezë, ndërkaq nusja dukej e mahnitshme me vellon e bardhë.
Kujtojmë që 27-vjeçari dhe partnerja e tij u fejuan në shtator të vitit të kaluar, pas ndarjes së tij nga Majlinda Hodën, me të cilën gjithashtu ishte i fejuar.
Ndërkohë, theksojmë që aktualisht Zeneli luan për ekipin francez Reims, pas renovimit të kontratës në maj të këtij viti.
Përveç kësaj, futbollisti gjithashtu është edhe pjesë e Kosovës tash e disa vite dhe llogaritet ndër lojtarët më të mirë të përfaqësueses. /Telegrafi/