Telegrafi

Martohet edhe Dani Alves në një ceremoni sekrete familjare (Foto)

Dani Alves ishte një nga më të përfolurit në mediat botërore, por për arsye futbollistike pasi e ardhmja e tij është ende në ajër.

Pasi u largua nga Jvuentsui disa javë më parë tash si agjent i lirë ai pritet t’i bashkojë forcat me Pep Guardiolan te City.

Në mesin e të gjitha spekulimeve, Dani Alves, ka bërë një ndryshim të madh në jetën e tij duke u martuar në mënyrë sekrete me partneren e tij, Joana Sanz, shkruan Telegrafi.

Dasma e mbajtur në Ibiza edhe pse ishte sekrete u zbulua në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Vet Joana postoi disa fotografi në rrjetet sociale ku ajo mendoi se ka pak adhurues, megjithaët prej aty imazhet u zbuluan në mediat botërore.

Në këto imazhe të publikuara shihet se ceremonia ishte modeste dhe me pak të ftuar.

Dani Alves ka pasur një sezon të ngjeshur futbollistik dhe martesa e tij ka ndodhur në prag të sezonit të ri futbollistik. /Telegrafi/