Ed Sheeran thuhet se po planifikon një dasmë të madh pasi u martua fshehurazi në muajin dhjetor të vitit të kaluar me Cherry Seabornin.
Hitbërësi 28-vjeçar i “Shape Of You” ka kurorëzuar lidhjen pak para Krishtlindjes me mikeshën e fëmijërisë, në një ceremoni ku ishin prezent vetëm 40 familjarë dhe miq të ngushtë, sipas The Sun.
Tani, megjithatë, dyshja thuhet se janë përcaktuar që ditën e tyre të madhe ta festojnë me një dasmë, ku janë të ftuar yje botërore Jennifer Aniston, Courteney Cox, Elton John dhe Princess Eugenie.
Dasma vjen vetëm një vit pasi britaniku kishte mohuar se ishte fejuar me Cherryn pasi në “gishtin e fejesës” mbante një unazë të re.
‘Ed u martua disa ditë para Krishtlindjeve. Ishte një ndejë shumë e qetë – vetëm shokët më të vjetër të Edit, familjarë dhe një prift”, tha burimi për mediumin anglez.
“Ishin vetëm 40 njerëz – ai nuk donte të bëhej bujë e madhe dhe dëshironte që të ishte diçka tërësisht intime – vetëm një dasmë e vogël”, shtoi ai.
Ndryshe, Sheeran është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/