Site icon Telegrafi

Martohet Conor McGregor? – E quan Dee Delvin ‘gruaja ime’ në postimin e fundit

Ka filluar të hidhen spekulime se Conor McGregor është martuar me të fejuarën e tij. Dee Delvin.

E fejuara e tij përmes rrjetit social Instagram ka ndarë disa imazhe, në të cilat ylli i referohej asaj si ‘gruaja ime’, shkruan Daily Mail.

Conor dhe Dee u fejuan gjatë muajit të kaluar, pas 12 vitesh që kanë kaluar së bashku.

Ndërkaq, në fotografinë e ndarë nga ylli i UFC ata shihen mjaft të lumtur, ndërsa kalojnë kohë në Corsica.

Kujtojmë se gjatë këtij muaji McGregor është akuzuar për sulme seksuale, çka çoi deri në arrestimin e tij.

Pas lirimit të tij, thuhet se policia në Corsica është ende duke vazhduar hetimet për rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version