Cesc Fabregas e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disavjeçare me partneren Daniella Semaan.
Futbollisti spanjoll i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga dita e rëndësishme e jetës së tij.
Ceremonia martesore është mbajtur në Cliveden House në Berkshire dhe gjithçka ishte e përgatitur në detaje.
Zonja Fabregas dukej për mrekulli me fustan të bardhë dhe e rregulluar me stoli.
Fotografi nga martesa ka publikuar edhe Daniella në profilin e saj në Instagram për të shënuar këtë ditë të rëndësishme.
Fabgregas ka tre fëmijë nga lidhja me Semaan, ndërsa gruaja e tij i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.
“Sapo u martova me gruan e ëndrrave”, ka shkruar futbollisti pranë njërës prej fotografive të publikuara.
“Porsa u martova me këtë mashkull të bukur të cilin e admiroj”, ka shkruar Daniella, e cila është në lidhje me Fabregas që nga viti 2011. /Telegrafi/