Aktorja kosovare, Fiona Gllavica, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo është martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacollin, në një dasmë madhështore të organizuar në kryeqytet.
E njohur si ‘Pajtesa’ e serialit shumë të shikuar vendor “Çka ka shpija”, Fiona ka veshur në mbrëmjen e së premtes fustanin e bardhë.
Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, kanë shfaqur momentin kur aktorja tashmë e bërë nuse futet në sallën e dasmës bashkë me partnerin e saj.
Pjesë e dasmës kanë qenë edhe kolegë të aktores: fytyra të njohur të teatrit.
Fiona Gllavica përndryshe është e njohur për rolet e saj në disa shfaqje teatrale në kryeqytet, gjersa famën më të madhe e arriti në serialin “Çka ka shpija”. /Telegrafi/