Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.
Telegrafi kishte raportuar një ditë më parë se reperi dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, kishin parashikuar dasmën e tyre të dielën e 15 dhjetorit.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private me shumë pak të ftuar, në “Hotel Garden” në Prishtinë.
Megjithëse me një numër shumë të kufizuar të ftuarish, të cilëve u është kërkuar t’i mbajnë në privatësi të gjitha detajet e dasmës – në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi dhe video, që tregojnë momente nga dasma.
Në një prej videove, MC Kresha shfaqet shumë i lumtur në kostumin e dhëndrit, teksa hedh valle pranë partneres së tij të veshur me vellon e bardhë
MC Kresha është një nga reperët shqiptarë më të spikatur ndër vite, gjersa Erzine njihet si menaxhere e rrjetit “Zara” në Prishtinë. /Telegrafi/