Çifti i njohur i skenës, Lind Islami dhe Venera Lumani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ata kanë organizuar një dasmë të madhe në një nga resortet luksoze në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.
Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.
Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.
Në rrjetet sociale, kanë filluar të qarkullojnë imazhe të ndryshme nga dasma e dyshes, ku Venera është dukur tejet atraktive me fustanin e nusërisë dhe njashtu Lindi me kostumin e dhëndrit.
Venera dhe Lindi përndryshe kanë mbi një dekadë njohje dhe takimi i tyre i parë ndodhi gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në spektaklin “The Voice of Albania 2”, ku Lumani u shpall fituese e atij edicioni. /Telegrafi/