Këngëtarja Leonora Poloska dhe kompozitori Andin Randrobrava kanë kurorëzuar së fundmi dashurinë e tyre me martesë.
Çifti i njohur u martuan të shtunën më datë 7 tetor, në një dasmë private, me shumë familjarë dhe miq.
Në rrjetet sociale, dyshja kanë publikuar imazhe nga martesa e tyre, ku Leonora duket se ka shkëlqyer në vellon e bardhë, njashtu si Andini në kostumin e dhëndrit.
Muaj më parë ata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Andora.
“Të sapo martuar”, ka shkruar Andin Randrobrava në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/