Site icon Telegrafi

Martohen Gjiko dhe Elita Rudi, imazhe nga dasma

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gjiko, e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Elita Rudin.

Asdren Gjikolli dhe moderatorja e njohur janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa vendosën që ta bëjnë hapin e madh.

Çifti ka organizuar një ceremoni madhështore në një nga ambientet luksoze në Prishtinë, ku të pranishëm kanë qenë edhe shumë emra të njohur të skenës.

Imazhet e siguruara nga Telegrafi tregojnë se nusja dhe dhëndri kanë shkëlqyer në dasmën e tyre.

Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës.

Reperi kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar.

Ndërkaq, në fillim të muajit gusht u bë e ditur se çifti i popullarizuar i skenës do të bëhen prindër. /Telegrafi/

Exit mobile version