Telegrafi

Martohen Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me biznesmenin e njohur nga Gjilani, Fisnik Syla.

Telegrafi kishte raportuar muajin e kaluar se çifti po planifikonin martesën gjatë muajit dhjetor, në një ceremoni shumë private dhe larg syrit të kamerave.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Lajmin për martesë e bëri të ditur vet këngëtarja Morina, përmes rrjetit social Facebook.

Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.

Komentet me urimet të shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve u kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore.

Ndërkohë, çifti i ri e kanë mbajtur tërësisht private martesën duke mos bërë të ditur nëse kanë organizuar ndonjë ceremoni, teksa ka qenë vetëm Fjolla ajo e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi të Fisnikut me kostumin e dhëndrit, duke shkruar në mbishkrimin e saj “burri im”. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/InstaStory