Telegrafi

Martinez pas raportimeve se do të bëhet trajner i Realit: Nuk dua të humb kohë në këtë çështje

Roberto Martinez ka mundësinë e drejtimit të skuadrës spanjolle të Real Madridit.

Ky i fundit gjatë ditëve të kaluara ka shkarkuar trajnerin Julen Lopeteguin dhe si trajner të përkohshëm e ka emëruar Santiago Solarin.

Trajneri, i cili aktualisht menaxhon ekipin kombëtar të Belgjikës, është intervistuar nga VTM Nieuws të mërkurën dhe është pyetur për mundësinë e menaxhimit të ekipit të La Ligas.

“Ne nuk do ta humbim kohën tonë në atë çështje…”, tha shkurtimisht Martinez. Kontrata e ish-menaxherit të Wiganit dhe Evertonit me belgët i mbaron në vitin 2020.

Por, federata belge e futbollit ka lënë të kuptohet se nuk do ta pengojnë, me kusht që gjithçka të bëhet me marrëveshje dhe jo të ndodh që madrilenët të zyrtarizojnë trajnerin gjera ai drejton kombëtaren, e cila gjë i ka ndodhur me Lopeteguin që një ditë para fillimit të kampionatit botëror është shkarkuar nga përfaqësuesja spanjolle.

“Ne nuk i komentojmë kontratat që federata ka me bashkëpunëtorët e tyre dhe atë që ne i konsiderojmë çështje private”, tha Stefan van Loock, zëdhënës i federatës së futbollit së Belgjikës, kur u pyetën nëse ka një klauzolë që do të thotë se Real Madrid mund të nënshkruajë me menaxherin.

Lexo po ashtu Lopetegui do të marr tre milionë euro nga Real Madridi

“Nëse një klub dëshiron ta kontaktojë Martínezin, ata do të duhet të arrijnë një marrëveshje me federatën së pari,” tha ai.

Ndryshe, Reali zë pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 14 pikë. /Telegrafi/