Lautaro Martinez ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore të tij me Interin dhe pritet t’i jepet fanella me numrin 10.
Sulmuesi i talentuar ka arritur dje (e enjte) gjatë ditës në qytetin e Milanos, aty ku pritet të nënshkruaj me Interin.
Sot (e premte) gjatë mëngjesit Martinez ka pasur në plan t’i kryej testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, Martinez ka lënë ambientet e CONI-t të premten në mëngjes aty ku ka kryet testet e para mjekësore.
Tani argjentinasi është drejtuar për në Spitalin Hulumtues të Humanitas në Rozzano, aty ku pritet t’i nënshtrohet pjesës së dytë dhe përfundimtare të testeve.
Sulmuesi i ri, i cili u prit me këngë nga tifozët si ‘Lautaro, ti je njëri prej nesh’ në aeroportin e Milanos Malpensa, pritet të vërë në letër kontratën e tij gjatë pasdites.
Nerazzurrët raportohet se do të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e tij.
Gazzetta dello Sport raporton se Interi do t’ia japë argjentinasit fanellën me numër 10, duke bërë shenjë që ai do të luajë si partner me Mauro Icardin. /Telegrafi/