Lautaro Martinez dhe Stefan de Vrij do të kthehen për Interin, por Marcelo Brozovic thuhet se është në dyshim për ndeshjet kundër Romës dhe Juventusit.
Sipas mediumit Sport Mediaset, sulmuesi argjentinas Martinez dhe Dholandezi e Vrij kanë rifilluar trajnimin e lehtë me Interin dhe do të kthehen kundër Frosinones këtë të diel.
Megjithatë, drejtuesit e klubit janë duke u shqetësuar rreth lëndimit të kroatit Brozovic, i cili la në fillim ndeshjen ndaj Atalantas.
Ky mediumit paralajmëron se Brozovic është në rrezik për tre ndeshjet e ardhshme të Nerazzurrëve, mes të cilëve edhe dy derbi si ai ndaj Romës dhe Juventusit.
Mesfushori u detyrua të largohet pas vetëm 23 minutave në barazimit 0-0 me Atalantan, duke marrë një lëndim në kofshë dhe do t’i nënshtrohet testeve të martën paradite. /Telegrafi/