Site icon Telegrafi

Martinelli mori dy kartonë të verdhë, rrjedhimisht të kuqin brenda pak sekondave në ndeshjen ndaj Wolves

Gabriel Martinelli mori dy kartonë të verdhë, rrjedhimisht të kuqin në hapësirën e pak sekondave në një moment të diskutueshëm në fitoren 1-0 të Arsenalit ndaj Wolverhampton Wanderers të enjten mbrëma.

Gjyqtari kryesor i takimit, Michael Oliver përjashtoi nga ndeshja yllin e Arsenalit, i cili mori dy kartonë të verdhë radhazi në minutën e 69-të.

Sulmuesi brazilian shtyu fillimisht Daniel Podence gjatë një rivënie anësore përpara se të bënte faull ndaj Chiquinhos vetëm disa çaste më vonë në të njëjtin aksion.

https://twitter.com/dailyfootyy/status/1491884254174797833

Oliver më pas sinjalizoi dy kartonë të verdhë për dy ndërhyrje të palejueshme, duke rezultuar në një karton të kuq për Martinellin.

20-vjeçari nuk mund ta besonte vendimin e gjyqtarit të ndeshjes pasi u detyrua të largohej nga loja dhe të bënte një dush më herët.

Është e panevojshme të thuhet, por kartoni i kuq i Martinellit është bërë viral në rrjetet sociale, me tifozët e Arsenalit që goditën gjyqtarin Oliver, ndërsa tifozët neutral vlerësuan vendimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version