Gabriel Martinelli ka ndarë mendimin e tij se cilët janë mbrojtësit më të fortë të Ligës Premier këtë sezon.
Sulmuesi anësori i Arsenalit është njëri nga lojtarët më të zhdërvjelltë në Ligën Premier, duke qenë shpeshherë cak i ndërhyrjeve nga kundershtarët.
Por, kush janë kundërshtarët më të fortë për Martinellin?
“Duhet të jenë [Kyle] Walker i Manchester City dhe Ibrahima Konate nga Liverpooli”.
“Ata të dy janë të vështirë për t’u mposhtur”, ka thënë Martinelli për Daily Mirror.
Deklarata e Martinellit ka bërë jehonë, pasi sipas tij, Konate ka tejkaluar Virgil van Dijk për sa i përket qëndrueshmërisë. /Telegrafi/