Transferimi i Martin Zubimendit te Liverpooli ka dështuar gjatë orëve të fundit, sipas mediumeve në Spanjë.
Relevo raporton se Liverpool tashmë ka arritur një marrëveshje me Real Sociedad për transferimin e Zubimendit, por lojtari filloi të kishte dyshime në minutën e fundit pasi nuk ishte e lehtë për të që të largohej nga klubi i fëmijërisë.
Mikel Recalde, një burim i besueshëm i Sociedad, pretendon se Liverpool tani e ka tërhequr ofertën për lojtarin.
Të kuqtë i thanë Zubimendit që t’u jepte një po ose jo të qartë deri të mërkurën e kësaj jave.
Nëse Zubimendi thotë jo ose nuk përgjigjet, Liverpooli do të kërkojë menjëherë alternativa.
Duke folur për sagën Zubimendi, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot sugjeroi se ai ose burimet mund të gjenin 100 ose më shumë alternativa të mundshme.
Thuhet se Liverpool ishte gati të paguante deri në 60 milionë euro për Zubimendin.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë Reds nëse humbasin një objektiv tjetër transferimi. /Telegrafi/