Telegrafi

Martin Shkreli i inatosur me 50 Cent (Video)

Shqiptari më i urryer në Amerikë, Martin Shkreli është inatosur me 50 cent për shkak se ai ishte tallur brutalisht me një njeri me autizëm në një video të postuar online.

Mësohet se Shkreli i ka dhuruar 10 mijë dollarë personit me autizëm pasi ka kontaktuar me familjen e tij, transmeton koha.net.

Familja e Andrew Farrel ka kërkuar 10 mijë dollarë si dëmshpërblim nga 50 cent për grupin e autizmit, ndërsa deri më tani ai i ka kërkuar vetëm falje atyre.

Sipas TMZ, Shkreli është prekur nga kjo histori, pasi ai ka disa shokë e edhe anëtarë të familjes me autizëm.

Shkreli ka thënë se kompanitë e tij janë duke tentuar që të zhvillojnë një tretman të ri, të domosdoshëm për autizëm.