Site icon Telegrafi

Martin Scorsese po përgatit një projekt filmik me Dwayne Johnson, Leonardo DiCaprio dhe Emily Blunt

Dwayne Johnson, Leonard DiCaprio dhe Emily Blunt

Regjisori Martin Scorsese është duke përgatitur një projekt të ri filmik dhe Dwayne Johnson ka konfirmuar se do t’i bashkohet kastit të tij.

Fansat nuk e prisnin këtë ribashkim dhe Johnson konfirmoi pjesëmarrjen në projektin e ri përmes rrjeteve sociale.

Filmi përshkruhet si një kombinim i klasikëve si “Goodfellas” dhe “The Departed”, por këtë herë aksioni zhvillohet në Hawaii, pas ngritjes dhe rënies së një bosi të fuqishëm mafioz.

Johnson theksoi se është mirënjohës sepse po kalon periudhën më kreative të karrierës së tij.

“Kjo është periudha më frymëzuese e jetës sime. Jam i emocionuar që po punoj me Martin Scorsese”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonardo DiCaprio

Ideja për filmin u propozua nga Johnson dhe kolegia e tij Emily Blunt, dhe të dy do të luajnë së bashku me Leonardo DiCaprio. Përveç kësaj, Johnson dhe Blunt do të përfshihen gjithashtu si producentë.

Filmi është cilësuar si “saga e fundit e madhe e mafies amerikane” plot elementë që e bënë Scorsese të famshëm.

Aktualisht nuk dihet se kur do të fillojë me xhirime, por vetë projekti premton shumë për shkak të kombinimit të papritur të aktorëve të famshëm si Johnson, Blunt dhe DiCaprio. /Telegrafi/

Exit mobile version