Durimi i Bashkimit Evropian po kalon, ndërsa hap i ardhshëm është i mundur sanksioni, këtë e ka deklaruar Garet Martin, profesor në universitetin amerikan dhe ekspert i Institutit Evropian në Washington, i cili ka shtuar se këto do të jenë pasojat e pritura nga kriza politike, raporton Zëri i Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në lojë janë shumë opsione, por nëse e shikoni çka është bërë në shtete tjera nga ana e BE-së, më e njohura është ngrirja e kapitalit, ndalesë për udhëtim, të cilat janë veçanërisht të përshtatshme për qëllimet e individëve dhe jo ndaj gjithë shtetit’, tha Martin.
Sipas tij, masa të këtil/la janë në lojë, përderisa takimet e eurokomisarit për zgjerim Johannes Hahn dhe kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk në Shkup, kaluan të pasuksesshme.
Ai tha se për të qenë të suksesshme, sanksionet patjetër të zbatohen dorë pas dore dhe me forma tjera të presioneve, si ndërmjetësim. /Telegrafi/