Site icon Telegrafi

Martin Freeman me rol në filmin “Captain America”

Nga zgjedhja e rasteve kriminalistike në qendër të Londrës me filmin “Sherlock”, dhe udhëtimet sfiduese në filmat “The Hobbit”, aktori Martin Freeman tashti i është drejtuar botës së superheronjëve.

43 vjeçari Freeman i cili e portretizon Bilbo Baggins-in në tirlogjinë “The Hobbit” dhe e fitoi një çmim Emmy për portretizimin e Dr. John Watson-it në serinë e njohur të kanalit BBC “Sherlock”, do ti bashkëngjitet ekipit të aktorëve të filmit “Captain America: Civil War.”

Ende nuk dihet cili do të jetë roli i tij në këtë film të studios Marvel, që do e sjellë aktorin Chris Evans në rolin e superheroit patriotik dhe i cili pritet të lansohet gjatë vitit 2016. “Civil War” do e vazhdoj historinë e filmi “Avengers: Age of Ultron” ku superheronjt më të dashur të botës, detyrohen të luftojnë përkrah Iron Man-it të portretizuar nga Robert Doëney Jr. ose Captain America-s, pasi këta të dy janë në luftë kundër njëri tjetrit.

Martin Freeman ka shënuar sukses me rolin e tij në komedinë televizive të vitit 2001 “The Office”, dhe së fundmi e ka fituar një nominim për çmim Emmy, për rolin e tij në mini serinë “Fargo.”

Edhe aktori Benedict Cumberbatch do ti bashkëngjitet universit të superheronjëve me portretizimin e protagonistit në filmin “Doctor Strange”, i cili pritet të publikohet në nëntor të 2016-ës. /Telegrafi/

Exit mobile version